Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri për gjendjen shëndetësore të tre personave të dëmtuar nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në Karburantin Eida, në pronësi të Frident Kuqit, pranë zonës së Brrylit në Tiranë.
Të tre të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.



