Zëri i Mirandolinës në trupin e aktorëve të rinj! Artemisa Kusi shkëlqen

spot_img
Advertisements

Teatri është skena e madhe e jetës dhe aktorët janë personazhe me jetë. Shpesh krijimet e regjisorit Kiço Londo janë të apasionuara pas shfaqjeve që na bëjnë të qeshim me të madhe, ndërkohë që na çojnë në një udhëtim të thellë dhe kuptimplotë emocional. Duke kaluar një pjesë jo të vogël të karrierës së tij, në sjelljen e komedive të sofistikuara të marrëdhënieve njerëzore, nuk mund të ishte më i emocionuar që po sjell dashurinë e tij për këtë zhanër dhe të rinjtë në Teatrin “Bylis” të Fierit.

Regjisori Londo është i lumtur që po punon me një kast dhe një ekip krijues të rinjësh, kaq të jashtëzakonshëm për ta sjellë në jetë kryeveprën “E Zonja e Bujtinës” dhe mezi pret ta prezantoj projektin në tregun kombëtar si Teatër Rajoni. Qëkur u përhap lajmi lidhur me përzgjedhjen e aktorëve për të ardhmen e Mirandolinës, fansat kanë pritur me padurim të shohin versionin skenik dhe aktoren që do të mëshiroj rolin mahnitës. Regjisori ka zgjedhur një aktore të rrallë, me pamje të papritur, të bukur, inteligjente dhe atmosferike.

Artemisa Kusi është një nga aktoret e reja më sharmante të skenës dhe ekranit vitet e fundit, me një prirje të veçantë për të qënë violinë e parë. Mirandolina e Kusit ka aftësi të rralla në përdorimin e fjalës dhe emocionit me të cilat përmbys situatën. #rroftëteatriantisistem

spot_img

Latest articles

Related articles