Zbardhet autorësia e vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat telefonik celular në Durrës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjali”, janë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Sherif Çela, 47 vjeç, dhe Muharrem Thartori, 46 vjeç, të dy banues në Durrës. Dy të arrestuarit dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28 gusht 2026, në lagjen nr. 3, Durrës.



