Nga protesta e sotme e 95 antiqeveritare në Tiranë nga podiumi para Kryeministrisë ka folur edhe ish-drejtuesi i policisë Krenar Ahmeti, ku pëveç se ka bërë thirrje për mobilizim në shesh, ka deklaruar se dy “turistë turq” në Surrel arritën të thyejnë cdo barrierë dhe perimetër sigurie dhe i kanë shkuar tek dera e shtëpisë.
Fjala e Ahmetit
Para dy tre javësh do ia them këtu në publik, si e ka lënë policinë dhe Gardën. Dy persona, “turistë turq” në Surrel arritën të thyejnë cdo barrierë dhe perimetër sigurie dhe i kanë shkuar tek dera e shtëpisë.
Eshtë gjysma e Gardës e pezulluar që vuajnë, gardistët e kequshqyer dhe keqpaguar, u kërkojnë tani llogari. I ka parë djali i vogël dhe i ka thënë “babai cfarë janë ata” dhe nuk dinin me kominikuar se kanë folur tarzançe.



