‘Benzina flakë’- Flet i plagosuri: Si ndodhi shpërthimi i skafit

spot_img
Advertisements

Zbardhen detaje të reja nga incidenti i ndodhur në Porto Palermo, ku katër persona mbetën të plagosur pas zjarrit që përfshiu një gomone gjatë punimeve për riparimin e motorit.

Të plagosurit janë Mateo Merdanaj, 25 vjeç, Aleks Doda, 18 vjeç, Xhemal Ismailaj, 40 vjeç dhe Ardinant Qaziu, 38 vjeç. Katër personat kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit dhe për shkak të gjendjes së tyre, pas ndihmës së parë në Himarë janë transportuar drejt Vlorës dhe më pas janë nisur për trajtim të specializuar në Tiranë.

Një prej të plagosurve, sipas Top Channel, Xhemal Ismaili, i cili ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ka treguar momentet e para të ngjarjes teksa po futej në autoambulancë për t’u transportuar drejt Tiranës.

Ismaili ka rrëfyer se në momentin e shpërthimit ndodhej së bashku me katër persona të tjerë pranë gomones, ndërsa benzina që kishte rrjedhur gjatë punimeve në motor është përfshirë papritur nga flakët.

Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi ka qenë i menjëhershëm, duke shkaktuar djegie të rënda tek ai dhe personat e tjerë që ndodheshin pranë.

I plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt Tiranës, ku do të marrë një trajtim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe shkakun e shpërthimit në Porto Palermo.

spot_img

Latest articles

Related articles