Punonte në Dubai për të kuruar sëmundjet e rralla, biznesmenin e ri shqiptar e lë zemra

spot_img
Advertisements

Një ironi e dhimbshme e fatit. Vetëm dy muaj më parë, emri i shqiptarit Arlend Gjoni bëri jehonë në mediat ndërkombëtare, pasi revista prestigjioze Forbes Middle East i kushtoi një artikull rrugëtimit të tij në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në shëndetësi. Sot, në moshën vetëm 35-vjeçare, Arlend Gjoni nuk jeton më.

Zemra e tradhtoi papritur, duke i ndërprerë jetën një të riu që kishte ende shumë për të thënë, shumë për të ndërtuar dhe shumë projekte për të çuar përpara. Një jetë e shkurtër, por me një rrugëtim që e kishte çuar përtej kufijve të Shqipërisë, deri në Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku po punonte për projekte që synonin të ndryshonin mënyrën se si mendohet shëndetësia e së ardhmes.

Vetëm pak javë më parë, emri i tij prezantohej në Forbes Middle East si një nga shqiptarët që po kontribuonte në përdorimin e inteligjencës artificiale për të parashikuar dhe parandaluar sëmundjet, përpara se ato të shfaqnin shenjat e para

spot_img

Latest articles

Related articles