Të premten dhe të shtunën (14-15 gusht), dy korsitë në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohen nga ora 23:00-05:00 pasi do të vendosen trarët metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se trafiku drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë në anën e majtë që do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.
Nuk do të pengohet lëvizja drejt aeroportit të Tiranës.



