Afrim Qendro me dorë të hekurt, prish ndërtimin pa leje të kushërinjve të deputetes së PS

spot_img
Advertisements

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ndërtimin pa leje në zonën e Shën Jan-it në Karaburan, në një zonë të mbrojtur. Lidhur me këtë aksion të ndërmarrë së fundmi është arrestuar njëri prej ndërtuesve, shtetasi Skerdi Dinaj, ndërkohë që ortaku i tij, Olsen Sherifaj është shpallur në kërkim.

Ka qenë vetë kryepolici Skënder Hita, i cili i shoqëruar edhe nga kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro të cilët morën pjesë personalisht në operacionin për prishjen e këtij “beach bar” në zonën e Karaburunit.

Në objekt u gjet Dinaj, i cili më pas u prangos nga autoritetet, ndërkohë që ortaku i tij u shpall në kërkim.

Ndërkohë, nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë veprimet hetimore për nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë përgjegjës, që kanë lejuar apo kanë dhënë leje në kundërshtim me ligjin.

Sakaq Hita dhe Qendro, gjatë një prononcimi, përcollën mesazhin për të gjithë qytetarët që të mos ndërmarrin iniciativa për të kryer ndërtime pa leje, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

spot_img

Latest articles

Related articles