nga Indrit Vokshi
Kosova është e jona!
Albin Kurti futi në Kuvendin e Kosovës militantë me të meta mendore, halabakë të mllefosur e të trimnum pse kanë pushtet.
Ata shanë e fyen, kërkuan pushkatim të Ramush Haradinajt, komandantit të Dukagjinit, hero i luftës. Ata kërcënuan në emër të çdo halabaku i cili mendon se ka të drejtë që me fuqinë e votës të nënshtrojë të gjithë Kosovën, të fyejë të gjithë njerëzit për të ushqyer epshet injorante.
Pse ndodh kjo? Sepse Albin Kurti është hajdut e i korruptuar. Është ali baba i hajdutëve të cilët kanë vjedhur mbi 100 milion euro me energji elektrike e po aq me naftë e tendera të ndryshëm. E iu duhet domosdo pushteti për të mbrojtur vjedhjen. Për ketë pushtet janë gati ta djegin Kosovën.
Unë sdo të njoh asnjë korrektesë politike për të mos komentuar për faktin se jam parti tjetër apo jam lindur e rritur në shtet tjetër. Nuk e pranoj ketë formalitet. Kosova është e jona, është përpjekje shekullore e jona, e familjeve tona, fiseve tona, gjakut tonë dhe krejt asaj pjesë të popullit shqiptar që ka sakrifikuar.
A i ka marrë votat? Po. Në këto sisteme ndodh që makineria e manipulimit ka sukses dhe vampirë të tillë të pafytyrë e të papërgjegjshëm e fitojnë pushtetin. Është si sëmundje fruthi të cilën e kalon çdo shtet fëmijënor. Mirëpo vota nuk dmth leje për dhunë, leje për shkatërrim, leje për pafytyrësira të tilla.
Kurti është një minak i parëndësishëm përballë të shkuarës dhe të nesërmes së kombit shqiptar. Ai sdo të mbahet mend për asgjë sepse ska bërë asnjë vepër të madhe në Kosovë. As vepër materiale e as morale. Mirëpo ai do të jetë rast studimor si leksion për të mësuar dhe njohur më mirë mashtrimin dhe manipulimin politik.
Ne nuk duhet të lejojmë askënd që të shkatërrojë një arritje tonën e cila është produkt i përpjekjeve të brezave prej më shumë se 1 shekulli. Me aq fuqi sa kemi, me çdo lloj mjeti, ne nuk kemi ndërmend ta dorëzojmë atë çfarë kemi fituar.



