Deputetët dhe ministrat e Ramës në garë se kush është më qesharak

spot_img
Advertisements

Zegjineja ishte deputetja që u bë simbol i budadallëkut fuksional në formacionin e ri të Edi Ramës, i cili u prezantua si një reformim i brendshem ku të vjetrit iknin dhe të rinj vinin. Plot 56 në total. Por numrat nuk janë cilësi.

Megjithatë Zegjineja ishte vetëm zambaku i parë që çeli në oborrin e PS. Tani është bërë një bahçe me zambakë në njç parti me torrollake.

Balla ngre bostan, Zegjineja ngre rrush, Sara ha hamburger me byrek, Elio nëpër fushat me Shalqi, Ardit Bido ha thonjtë.

Në krye të budadallëkut është vendosur Lamallari. Në fakt një ministër që pritej të ishte model suksesi për shkak se ishte nga fidanishtet e Sotos por shumë shpejt u ul në fronin e modelit të budadallëkut.

Njëherë merret me qeset e zeza të xhamave sikur është ekspert i sigurisë rrugore, pastaj merret me turistë sikur do ti marrë ministrinë Blendi Gonxhes, i cili nuk të fal as një çelës kopje apartamenti.

PS është bërë një parti karnavalesh pa bosht moral e politik, merren me gjëra koti për ti rritur vlerën vetes, ndonëse presin si fëmijë detyrat që ju jep Kryetari i Gjatë!

spot_img

Latest articles

Related articles