Radio
Pas konfliktit merr kallashnikovin dhe tenton ta vrasë, arrestohet i dyshuari në Spille
Pas konfliktit merr kallashnikovin dhe tenton ta vrasë, arrestohet i dyshuari në Spille
Policia thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit me armë zjarri, duke vënë në pranga një person.
Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, efektivët e policisë ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i hetimeve mes policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e Neldi Hallulli.
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Neldi Hallulli, kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R., dhe, në vijim të konfliktit, dyshohet se kishte qëllim ta vriste atë.
Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe Indrit Rama, për “Dëmtime të tjera me dashje”, sepse ka goditur me grushte shtetasin Neldi Hallulli, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.



