Greqi, vdesin në aksident dy shqiptarë! Viktimat, nënë e bir

spot_img
Advertisements

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e nënë e bir nga Shqipëria ndodhi mëngjesin e së premtes pranë qytetit të Serres, në Greqi.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama, në afërsi të zonës së Paleokomit, në Serres. Në rrethana që ende po hetohen, automjeti ku udhëtonin viktimat u përplas me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën nënë e bir, përkatësisht 43 dhe 24 vjeç, ndërsa trupat e tyre u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u dërgua për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Deri më tani nuk është bërë e ditur gjendja e tij shëndetësore, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

spot_img

Latest articles

Related articles