‘I Love Durrës’, Sako prezanton instalacionin e ri në shëtitoren Taulantia

spot_img
Advertisements

Në shëtitoren Taulantia është vendosur instalacioni artistik “I ❤ DURRËS”, një krijim që synon të promovojë identitetin kulturor dhe turistik të qytetit. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Sakos, “I ❤ DURRËS” nuk është thjesht një instalacion artistik, por një simbol i dashurisë për qytetin, detin, historinë dhe njerëzit që i japin jetë çdo ditë.

Vepra është realizuar nga skulptorët durrsakë Ibrahim, Amarildo dhe Ergys Reçi dhe, sipas saj, mishëron vlerat e një qyteti me histori mijëravjeçare, bukuri natyrore dhe lidhje të fortë me detin.

spot_img

Latest articles

Related articles