Mashtruan me “letrat” në tender, Renis Tërshana dhe Artan Xhori përjashtohen 1 vit nga prokurimet

spot_img
Advertisements

Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar për 12 muaj nga e drejta për të fituar kontrata publike kompanitë “R&T” dhe “TBS 96”.Vendimi është marrë në fund të korrikut 2026 dhe duket se i jep fund përplasjes për mega tenderin e dekoderave të RTSH-së, i cili ka qenë shkak për një përballje disaa mujore mes institucionit dhe disa kompanive. Kompania “R&T” është në pronësi të Renis Tërshanës, ndërsa “TBS 96” kontrollohet nga Artan Xhori. Shkelja lidhet pikërisht me tenderin për blerjen e shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 për një periudhë 48-mujore. Pas shqyrtimit administrativ, APP arriti në përfundimin se kompanitë ndodheshin në kushtet e keqinformimit për qëllime kualifikimi.

spot_img

Latest articles

Related articles