Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, i ftuar në emisionin “FactCheck” me Arsen Rustën, komentoi arrestimin e Ermal Beqirit në Francë, duke theksuar se është e domosdoshme të sqarohet arsyeja e fluturimit mbi një central nuklear.
Ai u shpreh se nuk duhet të nxirren përfundime pa një version zyrtar nga autoritetet franceze apo shqiptare, ndërsa parashikoi se Beqiri mund të përballet së shpejti me hetime edhe nga SPAK lidhur edhe me aferën e AKSHI-t.
“Është e habitshme, duke ditur akuzat e tij. Duhet të dimë arsyet se përse ai ka udhëtuar mbi centralin nuklear. Ermali është ambicioz, “një gangster në tentativë”. Nëse për Ergysin kemi dëgjuar shumë fjalë, për Ermalin nuk kemi dëgjuar asgjë. Është shumë gabim të analizojmë pa patur një version të qartë zyrtar nga Franca apo nga autoritetet shqiptare.
Gazetari francez kishte hulumtuar për të dhe kishte disa pyetje lidhur me të. Nuk ishte fare në interesin e tij të dinte për investimet e tij në Shqipëri. Beqiri e ka bërë ngritjen e avionit përmes një piste private të vogël, e cila nuk ka kontrolle dhe lidhje me data basët ndërkombëtare.
Nuk besoj se meraku duhet të jetë te pronat imobiliare, do të kishte vlerë të gjykohej nëse do të gjeheshin shuma të mëdha në llogaritë e tij. Mendoj që shumë shpejtë në kohë Ermal Beqiri do të jetë në dyert e SPAK-ut dhe do të përgjigjet për disa gjëra.
Beqiri është një personazh me interes për SPAK, pasi interesohet të zbulohet dhe të ketë një saktësim mbi mënyrën si arriti të bëjë atë që bëri sepse nuk i mjaftoi shkollimi në Fancë për të bërë atë që bëri. Dyshimi i parë patjetër që është nëse ka patur mbështetje politike të lartë, dyshimi i dytë është saktësimi i marrëdhënieve të Agasit me Beqirin.
Mendoj që ka patur akses dhe duhet parë nëse ka bërë kopje të dhënave që ka.”



