Furgoni merr flakë në parkingun e Xhamisë së Namasgjasë, ndërhyn zjarrfikësit

spot_img
Advertisements

Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme një thirrje për ndërhyrje në parkimin nëntokësor te Xhamia e Namazgjasë dhe ka mbërritur në vendngjarje në kohë rekord, duke shuar zjarrin që kishte rënë në katin -1.

Pas njoftimit të marrë nga Salla Operative 128 për një zjarr të rënë në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë, automjeti zjarrfikës i Stacionit të 21 Dhjetorit u nis menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes profesionale të efektivëve, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua në katin -1 të parkingut, aty ku ndodhej automjeti i përfshirë nga flakët. Siç shihet nga pamjet, zona është mbushur me tym.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, u shmang përhapja e zjarrit te mjetet e tjera në parking dhe dëmet u kufizuan në minimum në furgonin që kishte shpërthyer në flakë, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe pronës së tyre.

spot_img

Latest articles

Related articles