Shkruar nga
Newsbomb
Nëna heroinë mbrojti fëmijët deri në frymën e
24 vjeçarja Blerina Çobaj dhe pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mes lotësh e dhimbjeje të madhe do të përcillen për në banesën e fundit 24 vjeçarja Blerina Çobaj dhe dy fëmijët e saj 18 muajsh dhe 3 vjeç, të cilët ndërruan jetë tragjikisht ditën e djeshme në Domen të Postribës për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 15:00 ditën e sotme, dhe Blerina me dy engjëjt e saj do të prehen në varrezat e Domnit. Familja do të presë vizita ngushëllimi për tre ditë.
Zemërthyer ka folur për herë të parë babai i fëmijëve e bashkëshorti i viktimës, i cili ka deklaruar se në momentin që ka rënë zjarri ndodhej në një market për të blerë disa gjëra për familjen, si edhe se shishja e benzinës që është gjendur ishte marrë për të bërë riparime dhe pastrime në banesën tek e cila palanifikuan të qëndronin vetëm disa orë, por fati nuk qe në anën e tyte.
Sipas burimeve për media pranë grupit hetimor trupat e tre viktimave janë gjetur shumë pranë njëri-tjetrit. Kur ka rënë zjarri mendohet se nëna me nxitim ka mbrojtur fëmijët e saj duke mos mundur të dalë jashtë, i vogli i saj Amar vetëm 18 muajsh është gjetur në krahët e nënës së tij ndërsa fëmija tjetër Anuar shumë pranë tyre.
Gjithçka mbeti në shtëpi ishin bombola e vogël, susta e një krevati, dhe muret e vjetër të banesës.
Kujtojmë se sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se e reja kishte ndezur bombolën 5 litroshe të gazit e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve. Për pasojë të presionit të lartë, raportohet se çatia e banesës ka rënë dhe dhe gruaja me 2 të vegjlit e saj ngecën brenda duke u djegur brenda shtëpisë. Ngjarja e rëndë thuhet se u mësua nga raportimi i një qytetari i cili sapo pa zjarrin nga një distancë e largët, telefonoi menjëherë zjarrfikësit
Flakët u përshkallëzuan dhe shkrumbuan banesën, pasi shtëpia ndodhej në një terren të vështirë që ishte i paarritshëm për shkak të mungesës së rrugës.
Sakaq, mësohet se 2 makina zjarrfikëse mbërritën deri në fund të rrugës dhe më pas zjarrfikësit kanë ecur në këmbë për 40 minuta për të mbërritur në vendngjarje, aty ku dhe gjetën vdekjen nëna Bleona Çobaj së bashku me dy fëmijët e saj, Amar (18 muajsh) dhe Anuar Çelaj (3 vjeç).
Siç raportuam dhe pak më parë, bëhet me dije se familja shqiptare e cila ishte kthyer nga Gjermania për pushime, prej ditësh qëndronte në Golem dhe dy ditë më parë kishte nisur pastrimin e banesës në Domen.
Ata shkuan sërish ditën e sotme atje, nga ku babai i 24-vjeçares dhe bashkëshorti i viktimës, Besmir Çelaj 35 vjeç u larguan për të blerë diçka.



