Rama i jep leje Serbisë të hapë konsullatë në Shkodër

spot_img
Advertisements

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar ashpër pas lajmit dhe deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç se qeveria shqiptare ka pranuar që të hapet një konsullatë serbe në Shkodër. Bushati shpjegon arsyet se përse kjo është e gabuar.

“Uroj që lajmi i dhënë nga ministri i jashtëm serb dhe ujdia e pretenduar me homologun shqiptar për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër të mos jetë e vërtetë. Në planin strategjik do të ishte e gabuar. Një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës serbe në zonë, dhe vendos padrejtësisht shenja barazimi me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Po aq e gabuar do të ishte edhe në planin taktik, teksa gjuha e zyrtarëve të lartë të Serbisë është në kulmin e ekstremitetit në raport me spastrimin etnik në Kosovë. Dhe një karshillëk ndaj Malit të Zi, kur dihet se Serbia nuk ka hequr dorë nga praktikat asimiluese ndaj pakicës malazeze që jeton në Shqipëri” shkruan ai.

spot_img

Latest articles

Related articles