Tre persona janë arrestuar në flagrancë, pasi iu gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë gjatë qëndrimit në një lokal në Shkodër.
Të arrestuarit janë identifikuar si Elzner Kurmemaj 42 vjeç, Albion Idrizi 18 vjeç dhe Indrit Avdyli 18 vjeç.



