Punonjësi i OSHEE-së humb jetën gjatë riparimit të avarisë elektrike që shkaktoi stuhia

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në momentin kur ekipet teknike po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura nga moti i keq dhe erërat e forta.

Viktima është një 55-vjeçar me origjinë nga Elbasani, i cili ishte dërguar në Himarë për të mbështetur ekipet e terrenit në riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjet.

Gjatë ndërhyrjes, ai ka pësuar një incident fatal. Dyshimet e para janë se punonjësi mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike, por shkaku i vdekjes do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të hetimeve dhe ekspertizës teknike.

spot_img

Latest articles

Related articles