Ndarja nga jeta e gazetarit Mehmeti| Kreu i KLSH-së: Humbje e madhe e një njeriu të përkushtuar

spot_img
Advertisements

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ishte i pranishëm këtë të diel në homazhet e zhvilluara në Vlorë për gazetarin Enrik Mehmeti.

Duke folur për mediat, Shehu ndau një mesazh ngushëllimi, ndërsa e cilëson ngjarjen si një dhimbje të dyfishtë për Vlorën.

Sipas Shehut, Enrik Mehmeti nuk ishte vetëm një familjar dhe njëri i përkushtuar, por edhe një gazetar i lindur, mungesa e të cilit do të ndihet thellë.

“Humbja e Enrikut ishte në radhë të parë një dhimbje e thellë për familjen e tij. Por ishte edhe një humbje e dyfishtë për Vlorën. Ishte humbje e një njeriu që ishte simbol i punës, sakrificave, përkushtimit gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe i një gazetari të lindur. Që pas marrjes së detyrën në krye të KLSH-së, kam pasur fatin që Enrikun ta kisha bashkëudhëtar të punës sime. Shpreh dhimbjen njerëzore, por edhe të një njeriu në nivel të lartë profesional. Kishte në thelb përkushtimin. U mundua ndër vite të japë mesazhin e madh për të përkrahur njëri-tjetrin.

Gazetari Enrik Mehmeti u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në moshën 40-vjeçare nga një aksident tragjik me automjet

spot_img

Latest articles

Related articles