Aksident i rëndë, 1 viktimë, 3 fëmijë të plagosur

spot_img
Advertisements

Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Nga ky aksident ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me “Opel”-in me të cilin është plagosur kokë më kokë me një “BMW”. Në këtë të fundit janë plagosur 5 persona, tre prej të cilëve fëmijë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca i ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjes për mjekim.

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39-vjeçari, baba i tre fëmijëve.

spot_img

Latest articles

Related articles