Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhbllokuar aktivitetin e kompanisë së kateringut (për ushqim) “Sori-Al”, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, në qershor të këtij viti.
Vendimi vjen pas përfundimit të analizave laboratorike, që sipas AKU-së rezultuan konforme me standardet e sigurisë ushqimore.
Sipas njoftimit të AKU-së, më 25 qershor 2026 u morën 14 mostra nga ushqimet e servirura gjatë drekës dhe darkës për studentët, si dhe pesë mostra tamponësh për kontrollin e higjienës së ambienteve dhe pajisjeve në Garnizonin “Skënderbej”.
SORI AL administrohet nga Alma Tafani, partnere në jetë e Nikolin Jakës, binzesmen.



