Vashës në Klos, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Viktima është identifikuar si Erkin Lika, i cili dyshohet se është mbytur pasditen e djeshme teksa po kryente aktivitete ngjitjeje me litar në atë zonë.
Sipas të dhënave paraprake, i riu dyshohet se është rrëzuar gjatë ushtrimit të sportit dhe ka rënë në një gropë thithëse në rrjedhën e lumit Mat. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta kërkimore-shpëtuese, përfshirë edhe palombarët e RENEA-s.
Pavarësisht përpjekjeve intensive të forcave të ndërhyrjes gjatë natës dhe orëve të fundit, nxjerrja e trupit të pajetë të 33-vjeçarit nga ujërat e lumit nuk është bërë ende e mundur për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë, autoritetet vijojnë operacionin e kërkimit për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimës.



