Deputetja më e votuar e qarkut Elbasan dhe burgut të Peqinit, znj. Sara Mila përmes një komunikimi publik ka njoftuar se është zgjuar me një shije tjetër pas koncertit të ish burrit të Kim Kardashian, Kaney West.
Deputetja socialiste Sara Mila në një reagim në rrjetet sociale thekson se mbrëmja e koncertit të Kanye West ishte dëshmia e Tiranës europiane.
Mila thekson se Shqipëria është tanimë një vend që organizon evente të përmasave ndërkombëtare, e aftë të krijojë ekonomi dhe të promovojë turizmin.Deputetja e PS vë në dukje se brezi i ri po e ndërton dhe jeton Europën në Shqipëri.




