Qeveria gjermane shuplakë Ramës: Kur të keni rezultate do tju themi për integrimin

spot_img
Advertisements

Berlini vijon të mos japë një vlerësim të drejtpërdrejtë për protestat në Shqipëri. I pyetur për to nga DW, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul zgjodhi te fliste për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe parakushtet e procesit të anëtarësimit.

“Për sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, e dini se Gjermania është një mbështetëse e fortë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Por anëtarësimi mund të realizohet vetëm në varësi të përparimit në përafrimin me acquis-in e Bashkimit Evropian. Kjo shqyrtohet në një procedurë shumë të hollësishme”, tha Wadephul të premten, më 10 korrik 2026, në Berlin, pas një takimi me homologun e tij slloven Tone Kajzer.

Me acquis-in e BE-së kuptohet tërësia e rregullave, ligjeve dhe detyrimeve që duhet të zbatojë një vend anëtar.

Hapja e grupkapitujve nuk është përfundimi i procesit

Wadephul përmendi hapjen e disa grupkapitujve të rinj në negociatat me Shqipërinë. Gjermania e ka mbështetur këtë hap, por ministri paralajmëroi se hapja e tyre nuk duhet ngatërruar me përfundimin e negociatave.

“Për Shqipërinë janë hapur tani disa grupkapituj të rinj. Gjermania e ka mbështetur këtë. Por hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se ata janë mbyllur. Kjo është detyrë e Komisionit dhe atje procesi është në duar të mira. Kur të ketë rezultate, qeveria federale mund të mbajë qëndrim. Sot kjo ende nuk është e mundur”, tha Wadephul.

Megjithatë, rëndësia gjeopolitike e zgjerimit nuk i zëvendëson kriteret e anëtarësimit. Edhe ministri i Jashtëm slloven Tone Kajzer tha se vendi i tij dhe Gjermania ndjekin të njëjtën linjë.

“Ne e mbështesim zgjerimin si një nga prioritetet e qeverisë së re, por mbi bazën e përparimit dhe përmbushjes së kritereve”, tha ai.

Ministri slloven theksoi gjithashtu përvojën e vendit të tij nga procesi i anëtarësimit në BE.

“Ne kemi ende njëfarë përvoje nga koha kur Sllovenia iu bashkua Bashkimit Evropian. Edhe në këtë fushë do të bashkëpunojmë më intensivisht me Gjermaninë”, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles