Dhëndri i Berishës uron vjehrrën për ditëlindje! Një saktësim për qëndrën e Autizmit

spot_img
Advertisements

Me rastin e 78-vjetorit të Liri Berishës, dhëndri i familjes, Jamarbër Malltezi ka uruar me fjalë zemre mjeken.

Duke sjellë në kujtesë kontributin e saj disavjeçar në mjekësi, ku ajo i dedikoi vite kujdesjes ndaj fëmijëve me autizëm si dhe krijoi Qendrën Rajonale të Autizmit, Malltezi shkruan për karrierën e vjehrrës së tij, për të cilën nënvizon se sot Lili Berisha nuk po shpërblehet për atë çfarë ka bërë.

“Dita e Presidentes me pagë 0 lek! Krijoi me përkushtim, vizion dhe shumë dashuri Qendrën Rajonale të Autizmit. Mjekoi mijëra fëmijë gjithë jetën, u kujdes për qindra fëmijë e familjet e tyre të përballen me autizmin dhe shumë prej tyre të integrohen në shoqëri, si edhe mundësoi kualifikime për qindra profesionistë të rinj. Për të gjitha këto paguhet 0 lekë.

Prania dhe forca e virtutit të saj ka vite që apelon shumëkënd të ndihmojmë fëmijët me autizëm. Është njeriu i vetëm në Shqipëri që njoh që gëzohet kur ndihmojmë fëmijët e nuk pranon ndihmë për vete!

Botoi librin “Nënë Tereza në jetën time” si për të treguar burimin e frymëzimit dhe busullën morale. Lavdia e saj nuk ka nevojë për asgjë, e jona si komb ka nevojë për këtë shembull të jashtëzakonshëm” shkruan Malltezi në urimin e tij.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Malltezi i uron shëndet dhe mbarësi gruas që ka ndikuar në familjen Berisha që anëtarët e saj të jenë më të mirë.

“Gëzuar Ditëlindjen Lili! Shëndet dhe mbarësi të urojmë të gjithë që të njohim dhe që na ke ndikuar të bëhemi më të mirë!” shkruan Malltezi

Por ndoshta ka nxitimi z. Malltezi nuk ka përmendur faktin që qëndrën për Autizmin në vendin tonë e ka krijuar z. Lorenzo Roncari ish CEO, i bankës Amerikane dhe e drejtonte bashkëshortja e tjj, znj. Katrin Roncari. Znj. Berisha është bërë drejtoreshë në 2008 përpara se familja Roncari të vetëargoheshin nga Shqipëria, duke lënë në formë bamirësie në llogaritë bankare të qendrës rreth 500 mijë USD në gjendje aktive.

spot_img

Latest articles

Related articles