Takimi i parë u zhvillua në Hagë me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve, Thom van Campen, dhe Kryetaren e Senatit, Mei Li Vos. Gjatë bisedës u diskutua mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe sfidat që lidhen me përmbushjen e standardeve demokratike dhe shtetin e së drejtës.




