Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, deklaroi se përfundimi i procesit të vetingut nuk përbën një garanci për gjyqtarët dhe prokurorët ndaj hetimeve të mundshme në të ardhmen.
Gjatë ceremonisë përmbyllëse të rivlerësimit kalimr, ai theksoi se standardet e kontrollit të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit do të mbeten të rëndësishme edhe pas mbylljes së këtij procesi.
“Konfirmimi në detyrë i prokurorëve dhe gjyqtarëve gjatë procesit të rivlerësimit i përket një periudhe të kaluar. Ky konfirmim nuk mund të shërbejë si ‘imunitet’ edhe për të ardhmen. Procesi i rivlerësimit ka përfunduar, por standardet e vendosura për kontrollin e pasurisë, të figurës dhe anës profesionale do të vazhdojnë të jenë të zbatueshme”, u shpreh Braho



