Gjermani, Mercedes Benz hyn në industrinë e dronëve luftarakë

spot_img
Advertisements

Mercedes po ndjek shembullin e Volkswagen në industrinë e mbrojtjes, duke përgatitur një partneritet me një kompani dronësh. Prodhuesi gjerman i makinave ka nënshkruar tashmë një marrëveshje prej një miliard eurosh me Ministrinë e Mbrojtjes të Lituanisë për furnizimin me automjete ushtarake.

Financial Times raporton se Mercedes-Benz do të bashkëpunojë me startup-in Tytan Technologies, i cili prodhon dronë interceptorë. Mercedes, me furgonin Sprinter dhe një version ushtarak të SUV-it G-Class, do të furnizojë automjetet që do të mbajnë një sistem mbrojtës celular nga dronë, “Drone Defender”.

Automjetet do të jenë të pajisura me sensorët dhe lëshuesit e duhur për dronët interceptorë të Tytan. Sistemi, vëren raporti, pritet të jetë më i lirë se konkurrenca dhe të jetë i disponueshëm më shpejt sesa sistemet më komplekse të destinuara për vijën e parë.

Tytan, e cila specializohet në zhvillimin dhe prodhimin e dronëve autonomë interceptues të kontrolluar nga inteligjenca artificiale dhe që tashmë po punon me Ukrainën, planifikon të fillojë prodhimin deri në fund të këtij viti.

Drejtori ekzekutiv i Mercedes, Ola Kelenius, i tha së fundmi Wall Street Journal se kompania e tij mund të zgjerojë aktivitetin e saj në sektorin e mbrojtjes , por se ky do të mbetet një “rast i veçantë”.

Zhvillimi i sistemit vjen mes shqetësimeve në rritje në Gjermani në lidhje me sulmet e mundshme me dronë në infrastrukturën kritike. Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës u bëri thirrje kohët e fundit kompanive gjermane të marrin masa për t’u mbrojtur nga dronët, pasi prania e tyre është rritur me shpejtësi vitet e fundit, veçanërisht pranë aeroporteve dhe instalimeve ushtarake.

spot_img

Latest articles

Related articles