E shkarkoi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin. Emrat

spot_img
Advertisements

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve Ersi Sulejmani (AKEM), institucion në varësi të Ministrisë së Mjedisit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të lidhur me largimin nga puna të shtetasit të shpallur në kërkim.

Ai mësohet se ka pritur drejtorin jashtë ambienteve të ministrisë, ku fillimisht ka pasur një debat verbal dhe më pas e ka kanosur dhe goditur me grusht.

spot_img

Latest articles

Related articles