Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës, ndërsa do të zhvillojë një takim me socialistët në këtë qytet për 35-vjetorin e PS-së.
Me pankarta të ngjashme si ato në protestën në kryeqytet, protestuesit e shoqërisë civile janë zhvendosur pranë Kalasë së Rozafës, aty ku pritet dhe takimi i kryeministrit me socialistët e Shkodrës.
Protesta është paqësore dhe në prani të forcave të policisë.
Kjo është dita e tretë e protestës në Shkodër, të cilët kanë protestuar në qendër dhe në bashkinë e Shkodrës, ndërsa sot u zhvendos te Kalaja e Rozafës.
Më herët avokatja Sabina Meta i ka bërë thirrje shoqërisë civile në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubim.



