Një “betejë” thirrjesh është zhvilluar pasditen e sotme në protestën para kryeministrisë.
Ndërsa ditët e shkuara thirrjet mbizotëruese kanë qenë ato për dorëheqjen e kryeministrit, burgosjen e tij dhe të kreut të PD-së dhe anulimin e projektit të Zvërnecit, sot u dëgjuan edhe thirrjet “opozita jemi ne”, dhe “shporrini partitë”
Disa nga thirrjet në protestë
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”
“Opozita jemi ne”
“Rama në burg, Berisha në burg”
“Mos u përçani, mos u përçani”
“Shporrini partitë”
“Bojkotoni mediat”
“Dorëheqje”
“Anulo projektin”
“Revolucion”



