Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu raportohet se është kallëzuar penalisht në SPAK nga një qytetare e identifikuar me zë dhe figurë si Pranvera Stojani, për shit-blerje votash.
Zonja në fjalë thotë se u ka dorëzuar prokurorëve një video që ajo e disponon, në të cilën kryebashkiaku Pjerin Ndreu shfaqet duke blerë votat për të qëndruar në pushtet.
Megjithatë, deri në këto moment, këto mbeten pretendime të Pranvera Stojanit dhe përmbajtja e pamjeve filmike mbetet e paverifikuar, sepse zonja pohoi se i ka dorëzuar ato në Prokurorinë e Posaçme.
“Kam ardh sot te SPAK dhe kam bërë padi për zotin Pjerin Ndreu…”, deklaroi zonja në fjalë, duke thënë se shkaku është bërë nxjerrja e banorëve të lagjes Besëlidhja në Lezhë, me forcë nga shtëpitë e tyre.
“Kam edhe një video që ka blerë vota”, nuk ia pata qit, tani e kam qit dhe kam bërë padi te SPAK sot”, deklaroi më tej banorja e Lezhës. Ajo pretendon se pronën e ka pasur me dokumente të rregullta dhe bashkia i ka larguar me forcë.



