NASA ka urdhëruar astronautët në bordin e Stacioniit Ndërkombëtar të Hapësirës International Space (ISS) të strehohen në anijet e tyre hapësinore dhe të përgatiten për një evakuim të mundshëm, pasi një rrjedhje ajri në segmentin rus të stacionit është përkeqësuar.
Katër anëtarët e misionit “Crew-12”, dy astronautë amerikanë, astronautja franceze dhe një kozmonaut rus, morën udhëzime nga qendra e kontrollit të misionit të NASA-s që të hynin në kapsulën e tyre “SpaceX Crew Dragon” dhe të vishnin kostumet hapësinore, në rast se situata kërkon një evakuim emergjent.
Problemi lidhet me rrjedhje ajri në modulin rus “Zvezda Service Module”, një pjesë kyçe e stacionit hapësinor. NASA dhe Roscosmos kanë debatuar prej muajsh mbi shkakun dhe mënyrat e riparimit të këtij defekti teknik.
Sipas një zyrtari të lartë të NASA-s, rrjedhja e ajrit, e cila deri tani ishte relativisht e vogël, është përkeqësuar ndjeshëm: nga rreth 0.45 kilogramë ajër në ditë është rritur në afro 0,9 kilogramë në ditë.
Aktualisht nuk raportohet rrezik i menjëhershëm për ekuipazhin, por NASA po ndjek procedurat e sigurisë për të garantuar që astronautët të jenë të gatshëm nëse situata përkeqësohet më tej. ISS vazhdon të jetë në orbitë dhe ekipet teknike po punojnë për të identifikuar dhe izoluar burimin e rrjedhjes. /



