I vendoset tritol një tjetër vile, familjarët ishin brenda saj! Terrorizëm

spot_img
Advertisements

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm, 6 qershor.

Rreth orës 03:10, një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer në një banesë dykatëshe, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik te familjarët.

Siç shihet edhe nga pamjet, nga shpërthimi, vila ka pësuar dëmtime të rënda në dyer, dritare dhe në pjesë të tjera të strukturës, ndërsa një automjet që ndodhej i parkuar në oborr është shkatërruar totalisht.

Në momentin e shpërthimit, pronarët e banesës (çifti i bashkëshortëve) kanë qenë në gjumë, por fatmirësisht kanë arritur të dalin jashtë pa pësuar lëndime fizike.

Kryefamiljari, Mirash Ndue Mirashi, ka treguar momentet e tmerrit dhe të panikut pas shpërthimit. Ai u shpreh se zhurma ka qenë mjaft e madhe dhe dëmet në banesën e tij janë të konsiderueshme.

I traumatizuar nga ngjarja, Mirashi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk di se te kush të dyshojë, duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_img

Latest articles

Related articles