Moti i keq i shoqëruar me rreshje intensive dhe rrufe, i cili preku vendin mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një ngjarje të rëndë në Delvinë. Rrufeja ka goditur, një kope me 150 bagëti të cilat kanë mbetur të vrara.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Jomina në fshatin Kopaçez, bashkia Delvinë. Në vendngjarje ka shkuar veterineri dhe grupi i punës i ngritur nga bashkia Delvinë



