Mbytja e të rinjve në Shëngjin. Viktimat, pjesë e stafit të organizimit të UNUM

spot_img
Advertisements

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në plazhin e Rërës së Hedhur në Shëngjin ku humbën jetën dy të rinj dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

Gazetari Jul Simoni në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të MCN Live tha se 5 personat e përfshirë ishin pjesë e stafit të organizimit të UNUM dhe se policia veç rrethanave të ngjarjes, por hetohet edhe masat e zbatuara nga organizatorët për sigurinë e punonjësve.

5 personat ishin pjesë e stafit të organizimit të festivalit të UNUM i cili starton këtë të enjte të Shëngjin. Në rrethana që po hetohen ata kanë hyrë në det pa marrë në konsideratë dallgëzimin e fuqishëm të shkaktuar nga era e fortë.

Ka qenë ora 16: 30 kur shërbimet e policisë janë njoftuar për ngjarjen e rëndë. Falë ndërhyrjes së qytetarëve me Jet Ski në bashkëpunim dhe me policinë u bë e mundur nxjerrja e pesë të rinjve nga uji.

Sipas burimeve 2 prej të rinjve janë nxjerrë pa shenja jete.

Burime po bëjnë me dije se hetime hetimet po fokusohen jo vetëm tek rrethanat e ngjarjes, por edhe në masat e zbatuara nga organizatorët dhe menaxherët e festivalit dhe nëse janë zbatuar procedurat për sigurinë e punonjësve.

spot_img

Latest articles

Related articles