SPAK ka ashpërsuar akuzat për ish-numrin dy të qeverisë Belinda Balluku, e cila tashmë është zyrtarisht nën hetim edhe për korrupsion pasiv e pastrim parash, jo vetëm e pandehur për shpërdorim detyre.
Hetimet e prokurorit Dritan Prençi kanë çuar në sekuestrimin e një vile të Belinda Ballukut me vlerë 145 mijë euro në fshatin turistik të Dhërmiut, në resortin turistik “White Rocks”.
Lidhja mes Belinda Ballukut (ish-zv. Kryeministre) dhe biznesmenit Pandeli Carapuli (pronar i kompanisë “Eurocol” sh.p.k.) bazohet në hetimet e SPAK-ut në lidhje me një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë (Dhërmi).
Vila dyshohet se ishte fshehur në emër të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare, i cili po ashtu është marrë sot në pyetje nga SPAK.



