Agjenti i CIA-s vjedh qindra shufra ari nga arka e agjencisë, vlera arrin 40 mln $

spot_img
Advertisements


Një ish-agjent i CIA-s është arrestuar në SHBA pasi akuzohet se ka vjedhur qindra shufra ari nga rezervat e agjencisë dhe i ka fshehur në banesën e tij në Virxhinia.

Hetimet zbuluan gjithashtu para cash dhe dhjetëra ora luksoze, shumica të markës Rolex, me një vlerë totale që mund të arrijë në 40 milionë dollarë.

Sipas mediave amerikane, David Rush kishte punuar në Divizionin Teknik të CIA-s dhe dyshohet se ka përfituar nga pozicioni i tij për të marrë thesarin. Autoritetet besojnë se një pjesë e arit mund të jetë fshehur ende në vende të tjera.

Gjatë hetimeve doli gjithashtu se ai kishte falsifikuar të dhënat personale për t’u punësuar në CIA, duke pretenduar se ishte pilot i Marinës dhe i diplomuar në universitet.

spot_img

Latest articles

Related articles