U fut me Gaz Bardhin në një Dhomë Sekrete, Arjan Curri bën për një lekë Taulant Ballën

spot_img
Advertisements

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe analisti i njohur Arjan Curi, janë përfshirë pasditen e djeshme në një shkëmbim akuzash dhe fyerjesh në rrjetet sociale, lidhur me “dhomën sekrete” në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Ka qenë analisti Arjan Curi ai që ka insinuar sikur në sallën e ligjvënësve ka një “dhomë sekrete” dhe Taulant Balla si kreu i Grupit të PS dhe Gazmend Bardhi i Grupit të PD, takohen dhe bëjnë marrëveshje të fshehta.

Deklarata ka nxitur një reagim të fortë nga politikani socialist, i cili e quan Arjan Curin “një koltukofag” që sajon lajme të rreme.

“Një gazetar me shumë eksperiencë këtë soj e quan kolltukofag, sepse ky në vend të lajmit, siç bëjnë gazetarët/gazetaret e palodhur dhe më pak të paguar të terrenit, sajon lajmin e rremë nga kolltuku. “Shushunjat” e darkës kur nuk ka sherr në Kuvend ngelen pa pickuar, ndërsa dakordësinë për hir të interesit të Shqipërisë e quajnë tradhëti. Prandaj rekomandohet të mos dezinformoheni nga kolltukofagët e banaqeve të darkës. Besojuni raportimeve të gazetarëve”, shkruan Taulant Balla.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i analistit Arjan Curi, i cili i ka kujtuar politikanit socialist një takim të zhvilluar tre vite më parë mes tij dhe Lulzim Bashës, në apartamentin e bashkëpunëtores së ish-kreut të demokratëve.

“Ndaj habitem, përse takimofagu Taulant, acarohet sa herë i zbulohet takimi sekret i radhës. Edhe pse duket se është ndjekës i rregullt i Top Story-t dhe për këtë meriton vlerësim, do të ishte më mirë që të vinte në emision kur ftohet dhe të përballet me faktet, drejtpërdrejt dhe jo me ankesa nëpër statuse e rrjete sociale”, shkruan ndër rreshta Arjan Curi.

spot_img

Latest articles

Related articles