Flotilja e Gazës dhe Baki Goxhaj! Iir Kulla: Shkuan për të bërë lajm ndërkombëtar

spot_img
Advertisements

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla, për flotiljen e nisur drejt Gazës dhe përfshirjen e aktivistit shqiptar, Baki Goxhaj, thotë se gjithçka u bë për të çuar ndihma.

Nga studio e emisionit “Zonë e Lirë” e Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Baki Goxhaj ka qenë një nga organizatorët e parë të protestës pro Palestinës, kur filloi lufta tre vite më parë.

Sipas tij, në këtë formë siç kanë shkuar, kanë dashur të bëjnë një lajm ndërkombëtar, për të treguar se izraelitët përdorin dhunë.

Ishte një anije e vogël që mundohej të kalonte nga Egjipti për tu futur në Gaza, për të çuar ndihma për popullsinë palestineze. Flotilja ishte organizuar nga një grup njerëzish.

Baki Goxhaj është nga Vlora. Kur filloi para tre vitesh lufta, Bakiu ka qenë një nga organizatorët e parë të protestës pro Palestinës. Ishte i vetëdijshëm ku po shkonte.

Anija u bllokua nga trupat izraelite, por për herë të parë u pa ministri i Brendshëm izraelit, Ben Gvir, që praktikisht i rrihnin këta njerëz në sy të publikut. Në këtë formë siç kanë shkuar, kanë dashur të bëjnë një lajm ndërkombëtar, për të treguar se këta përdorin dhunë.

Baki Goxhaj ka treguar një trimëri, por besoj se arriti ta vërë emrin e tij jo vetëm në mediat shqiptare por dhe ato ndërkombëtare.

spot_img

Latest articles

Related articles