Ish-deputeti Lefter Maliqi ka bërë një thirrje publike drejtuar demokratëve dhe qytetarëve në qarkun e Beratit dhe më gjerë, duke e cilësuar datën 23 maj si një moment të rëndësishëm për proceset brenda Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar.
Në deklaratën e tij, Maliqi u ka kërkuar mbështetësve që të marrin pjesë në votim në selitë e degëve të PD-së, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe bashkimit politik. Sipas tij, ky proces përfaqëson forcë, besim dhe motivim për sfidat elektorale të ardhshme, si në nivel lokal ashtu edhe parlamentar.



