Trajneri italian Rolando Maran është prezantuar sot në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit. Me një eksperiencë gati 25 vjeçare si trajner, italiani shprehu objektiva ambiciozë.
“Më pëlqen të kem një skuadër agresive. Duhet të demonstrojmë që jemi më të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo gjë” tha ai.
Presidenti Duka ishte optimist. “Të dy palët me Silvinjon menduam se përfundimi i një cikli do të ishte më mirë dhe rifillimi i ri.
Ndahemi me respektin maksimal njerëzor por edhe për punën dhe rezultatet” tha Duka. Për trajnerin e ri tha se “kam bindjen e plotë se kemi bërë zgjedhjen e duhur”.



