Kryeministri Edi Rama, po zhvillon sot një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.
Kristen Michal, kryeministri estonez ka qënë i pari që ka mbajtur fjalën në hapje të këtij takimi të rëndësishëm. Estonia është një nga kryeqendrat e Europës për teknologjinë e implementuar në administratë e shërbime.
Ai po ashtu përmendi Diellën, ministren e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri, në lidhje me të cilën tha me shaka se Estonia është pak “prapa” me zhvillimin pasi ata nuk e kanë një ministre të tillë.
“Shqipëria ka një ministre për inteligjencën artificiale dhe Estonia duhet të ecë që tu kapë aty” u shpreh ai ndër të tjera.
Kristen Michal: Jam shumë i kënaqur që t’u uroj mirëseardhjen këtu saktësisht një vit më pas, gjithashtu dua të them që Shqipëria është një aleate shumë e mirë në NATO, faleminderit për kontributin tuaj në sigurinë e rajonit Baltik, ka më shumë se 2000 kilometra mes Tallinit dhe Tiranës, por ndajmë të njëjtën pikëpamje. E dimë që siguria jonë është e ndërlidhur, ndërsa i afrohemi samitit të Anakarasë Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.
Estonia mbështet fortë zgjerimin e Bashkimit Europian, e kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaj. Në qoftë se Shqipëria përmbush, angazhimet e saj atëherë edhe BE duhet të bëjë të njëjtën gjë. Fluturimet e dretëpërdrejta midis Tallinit dhe Tiranës, hapin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset, kemi në fakt shumë të përbashkëta. Bashkëpunimi për çështje digjitale dhe interesi në rritje për AI, përvoja e Estonisë si një vend digjital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe të përmirësojë shërbimet publike, sot thuajse të gjitha shërbimet publike në Estoni janë online. Nisma jonë e sapoprezantuar e inteligjencës artificiale është një investim i rëndësishëm në të ardhmen e Estonisë.
Pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështje digjitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre për inteligjencën artificiale dhe Estonia duhet të ecë që tu kapë aty. I dashur Edi faleminderit për vizitën, qysh dje flamuri shqiptar valëvitet në qendrën për mbrojtjen kibernetike të NATOS, vitin tjetër do të shënojmë 25 vite marrëdhënie diplomatike.



