Nuk mund të pritet derisa Shehaj të fitojë betejën kundër PD

spot_img
Advertisements

Ermal Hasimja

Agron Shehaj (partia “Mundësia”) u shpreh dje: “Për çfarë të shkonim në tryezë, për të diskutuar vrasjen? Mblidhen partitë dhe thonë hajdeni ju se kemi një propozim si të zhdukim partinë tuaj?”(Studio 24, 5/5/2026).
E vërteta është krejt ndryshe. Shehaj refuzoi të sjellë propozimin e tij në tryezën e opozitës. Nuk iu përgjigj ftesës sonë as kur e informuam për propozimin konkret: proporcional kombëtar, lista të hapura, koalicione parazgjedhore dhe prag 5% (më vonë u zbrit në 4%). E informuam pikërisht për ta nxitur që të mbante qëndrimin e tij që sigurisht do të merrej parasysh. Madje besoj se e ka ende mundësinë. Prandaj nuk është e ndershme që tani të ankohet për marrëveshjen.
Ndryshimi i qeverisjes është shumë më i rëndësishëm sesa projekti personal i cilitdo person apo parti. Partia “Mundësia” u testua në 2026. Në kushte normale mund të testohej pafundësisht. Por Shqipëria nuk ka kohë për të testuar projekte personale ndërkohë që krimi i organizuar po merr pushtetin, integrimi është bllokuar nga qeveria dhe shqiptarët po ikin.
NUK KA KOHE. Edhe sikur të duam nuk mund të pritet derisa Shehaj të fitojë betejën kundër PD-së, kundër partive të reja dhe pastaj edhe kundër qeverisë. Asgjë nuk e pengon Shehajn ta rrisë partinë e tij edhe gjatë bashkëpunimit me opozitën si dhe pas rrëzimit të qeverisjes aktuale. Në zgjedhjet e ardhshme ka vetëm dy pozicione të mundshme për të: ose është për ndryshimin e qeverisjes ose është pengesë për ndryshimin e saj.
Pavarësisht peshës së vogël elektorale partia “Mundësia” ka kontributin e vet pozitiv dhe mund të jetë një vlerw e shtuar e opozitës. Unë besoj dhe shpresoj se do të bëjë zgjedhjen e duhur.

spot_img

Latest articles

Related articles