Lita: Njerëzit në PD nuk kanë më nuhatjen e fitores, Berisha e ka rrethuar veten me humbësa

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita duke folur në emisionin “Now” në Euronews Albania, tha se Partia Demokratika ka mbledhur pas vetes vetëm humbës, njerëz që kanë harruar se si fitohet.  Ai thekson se problemi madhor është mungesa e një formule për të bashkuar opozitën dhe për të rritur numrat, gjë që lidhet drejtpërdrejt me rolin e Sali Berishës si lider. Pyetja që shtrohet është nëse Berisha është i duhuri për ta çuar PD-në dhe opozitën drejt fitores.

Tashmë Partia Demokratike ka disa probleme specifike. Problemi madhor është ardhja në pushtet, si do të vijë në pushtet, si do të bëjë Berisha formulën për të bashkuar opozitën në një front opozitar, me qëllim rritjen e numrave, sepse ekziston një problem numrash. Pyetja është: A është zoti Berisha lideri i duhur për ta çuar Partinë Demokratike dhe opozitën drejt fitores? Këtyre pyetjeve do t’u përgjigjen anëtarët e Partisë Demokratike që do të zgjedhin në datën 23 maj.

Por zoti Berisha ka edhe një tjetër problem të çuditshëm, ai ka graduar humbësit brenda partisë. E kam deklaruar edhe më parë që drejtuesit politikë të Bashës, por edhe të tij, janë të njëjtë dhe të provuar si humbës, megjithatë ai i ka graduar në parti. Fakti që këta njerëz nuk garojnë as për kryetarë, as për poste të tjera, tregon se kur ti e rrethon veten me humbës, ata nuk kanë më nuhatjen e fitores. Fituesit nuk janë më aty. Ka shumë pak individë periferikë brenda Partisë Demokratike në vendimmarrje, dhe ky është një problem.”– tha Lita

Ai kritikon faktin që Berisha ka graduar në parti njerëz që kanë humbur zgjedhje, pra “humbësit”, dhe nuk ka promovuar individë që kanë fituar diçka, qoftë edhe në lista të hapura. Kjo, sipas tij, ka sjellë një mungesë të “nuhtës së fitores” brenda PD-së. Ai argumenton se kur rrethon veten me humbës, krijon një kulturë ku vetëm Berisha shihet si fitues, për shkak të sukseseve të tij në zgjedhjet e 2005 dhe 2009.

Kur ti e rrethon veten me njerëz që nuk dinë të fitojnë, ata e shohin Berishën si të vetmin që ka fituar ndonjëherë në parti. Dhe është e vërtetë që zoti Berisha ka fituar zgjedhjet në 2005 dhe në 2009. Por përveç tij, askush tjetër nuk ka fituar. Ai që fitoi njëherë në 2011 është zhdukur nga partia dhe është në drejtim të paditur. Kur ti e zbraz partinë nga individët që kanë fituar, atëherë ke një problem me fitoren.

Atyre duhet t’u krijosh fitore të vogla. Pra, gjithë njerëzit që në listën e hapur fituan diçka, fituan vota, nuk u graduan, nuk iu dha një detyrë e madhe.”-tha Lita.

spot_img

Latest articles

Related articles