Mori 8 mijë ton “sodë” në Shqipëri, fundoset anija në Greqi! Po shkonte në Ukrainë

spot_img
Advertisements

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi.

Anija e mallrave, e cila po lundronte nga Shqipëria në Ukrainë duke transportuar afërsisht 8,000 ton sodë, pësoi dëme serioze pasi goditi shkëmbinjtë. Përplasja shkaktoi dëme të mëdha dhe të rënda në trupin e anijes, duke sjellë hyrjen e shpejtë të ujit dhe fundosjen e saj.

Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej nëntë anëtarë të ekuipazhit, tetë prej të cilëve ishin turq dhe një azerbajxhanas. Të nëntë marinarët u shpëtuan me sukses në një operacion të Rojës Bregdetare.

spot_img

Latest articles

Related articles