Dritan Hila i shkruan avokatit Visha: Boll u qurravite që të la gruaja! Fli vetëm aty apo ke frikë!

spot_img
Advertisements

Analisti Dritan Hila përmes një komunikimi publik ka provokuar reagimet për deklaratën e av. Saimir Visha për ndarjen nga gruaja:

Lexova nje kengetar te njohur dhe nje avokat te njohur qe po qurraviteshin per pabesi bashkeshortore apo se kishin ikur kalamajte dhe ishin vetem. O burra, lerini sofizmat morale. Burri lind vetem dhe vdes vetem. Mijera burra vdesin neper fushebeteja, ne mes te akujve apo shkretetirave, ne gazep e pa njeri tek koka. Thoni a xë…. qe keni frike te flini vetem. Por sikur nuk shkon ne kete moshe. Frike te flene vetem mund te kene kalamajte apo grate por jo burrat

Pak ditë më parë, av. Saimir Vishaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale ku tregon se sot është “De Juro” i divorcuar nga bashkëshortja. Avokati i njohur që arriti të fitonte një betejë të rëndësishme për jetën duke luftuar një sëmundje të rëndë, me sa duket duhet të kalojë një tjetër sprovë.

Postimi i tij është emotiv, ku tregon bashkëjetesën e tij 35-vjeçare me zonjën në fjalë. Dhe në fund e mbyll duke shkruar se sa i vetmuar ndihet.

“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra baba i denjë i dy djemve me mbiemër Vishaj, por çe do. Sot mamaja e djemve u divorcua nga gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj.

Ja pra kjo është vetmia që kur të zënka një sëmundje, ish gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vite që bashkëjetonte. Kur ishim mirë s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time”, shkruan Vishaj në rrjetet sociale.

spot_img

Latest articles

Related articles