Berisha i vetmi i çertifikuar si lidhje me Krimin, nga Gjykata Britanike

spot_img
Advertisements

Sali Berisha prezantoi sot platformën për kryetar. Ai tha që “PD është për familjen”. Nuk sqaroi për cilën familje. Me siguri jo për familjen e tij. Më pas sqaroi se “ay” me të folmen e enverhoxhës “ishte kapur në burg” nga krimi i organizuar. Është e njëjta akuzë që ja japi si Thashetheme Pjetër Arbnorit, e të tjerëve, gjysme të rekrutuar në burg.
Megjithëse ai është i VETMI kryetar opozite në europë që Britania e Madhe e ka shpallur Non Grata për lidhje me Krimin e Organizuar. Kjo është konfirmuar me vendim gjykate në Londër. Me letra jo llafe pazari.

Edi Rama qëndron në heshtje. Integrimi evropian është sakrifikuar për hir të frikës së Bela Belasë së PS. Mungesa e heqjes së Imunitetit i ka hequr vizën anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Fatkeqësisht në PS Braçe merret me çështjet komunale siç bënin skenaristët e viteve 80 me skeçe për mungesën e kafes në dyqane.

Vendi është bekuar nga bukuritë e mallkuar me hajnitë.

spot_img

Latest articles

Related articles